Pilotja amerikane e garave Jessi Combs ka marrë çmimin botëror të shpejtësisë më të madhe në tokë, pas tentativës së saj të vitit të kaluar që i mori jetën.

Combs, pilote e vjetër amerikane dhe e njohur në programe televizive si ‘Mythbusters’, vdiq në moshën 39 vjeçare gushtin e shkuar në shkretërirën Alvord, Oregon, kur mjeti i saj doli nga trajektorja pas një goditjeje në rrotën e përparme.

Combs arriti të shënonte shpejtësinë 841.338 km/orë dhe mori çmimin e rekordeve Guinness për shpejtësinë më të madhe të arritur nga një grua.
Bashkëpunëtori i Comb, Terry Madden tha se ishte i emocionuar nga çmimi.

“Ishte diçka që ajo dëshironte por asgjë nuk zëvendëson faktin që nuk është më ketu. Jam shumë krenar për atë. Ajo u zgjua atë mëngjes duke thënë ‘le të bëjmë histori sot’. Kjo ishte hera e fundit që hipi në atë mjet”.

Combs njihej më herët si gruaja më e shpejtë në një mjet me katër rrota, rekordi që arriti në 2013, me shpejtësinë 640km/orë në mjetin e saj me motor avioni American Eagle Supersonic Speed Challenger.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA