Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së re për agjendën e integrimit evropian që ka Kosova.

Çështja kryesore që ka ngritur kryeministri Hoti është ajo e liberalizimit të vizave.

“Në raport me BE, liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim. Pa liberalizim po rrënohet kredibiliteti i të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me BE-në. Institucionet qeveritare dhe ato të pavarura të Kosovës kanë bërë një punë të vazhdueshme dhe të shkëlqyeshme, dhe shpresojmë se edhe Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje”, ka thënë kryeministri Hoti.

Në takim është biseduar edhe për situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe masat që po merr Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Top Channel