Publikimi i aktakuzës nën dyshimet për krime lufte ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dy muaj pas ngritjes nga prokuroria dhe ende pa u aprovuar nga gjykata ka ngritur polemika.
Sipas Albert Krasniqit nga Demokracia Plus ky veprim ngre dyshimet se publikimi ka prapavijë politike që ka për qëllim mos pjesëmarrjen e Presidentit në dialog.
Por, Krasniqi nuk pajtohet me vendimin e Kryeministrit, Avdullah Hoti për anulim të udhëtimit, pasi sipas Kushtetues Kryeministri ka rol udhëheqës.
Pasoja në mos fillimin e dialogut sheh profesor, Milazim Krasniqi, i cili thotë nëse as SHBA-të nuk mund ta zgjidhin problemin, atëherë hapësirë i jepet Rusisë.
Në anën tjetër kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar se “në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashkë të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme”.
Dialogu pritej të rifillonte pas 19 muajsh ndërprerje, por kësaj radhe nën udhëheqjen e SHBA-ve, pa harmonizim me BE-në.
Top Channel