Anulimi i vizitave drejt Amerikës/ Isa Mustafa: Delegacioni u nda përgjysmë që në aeroplan, në LDK nuk ka dilemë a duhet të shkohet në Washington!

25/06/2020 08:23

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me anulimin e vizitës në Washington nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan”, shkruan Mustafa në një reagim të tij.

“Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale”, shkruan ai më tej.

Sipas Mustafës, pas kësaj situatë duhet që palët politike në Kosovë të ulen njëherë me njëri-tjetrin e pastaj me Vuçiç: Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Statusi i Isa Mustafës

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo.
LDK beson fuqishëm në SHBA-të.

Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit.

Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.

Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë.
Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje. Isa Mustafa

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA