Lisa Bonder ish-e dashura teniste e miliarderit të vetëvrarë britanik Steve Bing, tha sot se ka kontaktuar me nënë e fëmijës tjetër të manjatit, aktoren bukuroshe britanike Liz Hurley duke u solidarizuar për mbështetjen e dy fëmijëve të tij.

54 vjeçarja Bonder, ngrinte lart Bing si “person i dashur, e njeri i mirë që keqkuprohej nga shumica” dhe se vdekja e tij ishte shkatërrimtare për të dhe bijën 21-vjeçare Kira Kerkorian.

55 vjeçari Bing vrau veten të hënë prej depresionit, sipas mediave prej mungesës së kontakteve njerëzore gjatë izolimit të koronavirusit.

Bonder tha se kishte folur me Hurley disa orë pas vdekjes së tij duke u fokusuar te mbështetja për Kira e Damian – ky i fundit djali 18 vjeçar i Hurley e Bing. Dy fëmijët e tij pritet të trashëgojnë pasurinë e gjerë në prona të patundshme të babait.

“Fola mbrëmë me Elizabeth për mënyrën sesi ta përballojmë tragjedinë për dy fëmijët e Steve. Është një kohë e vështirë për ta, pasi nuk është asnjëherë e lehtë për fëmijë të humbasë babanë në këtë mënyrë. Kira studion në Los Angeles, lajmin e vdekjes ia dhashë në telefon”, tha Bonder.

Ajo shtoi se Kira kishte krijuar lidhje të fortë me Bing në dy vitet e fundit.

Homazhi nga ish-profesionistja e tenisit vjen pasi 55 vjeçarja Liz Hurley, tha se ishte “trishtuar pa masë” nga vdekja me vetëvrasje e Bing në ndërtesën e tij luksoze.

Hurley e Bing u shoqëruan për një vit e gjysmë në vitet 2000 e 2002 para se të ndaheshin me sherr per atësine e të birit. Duke i bërë homazh ish-të dashurit, ajo shkruante: “Megjithse kemi kaluar kohë të ashpra më parë, rëndësi kanë kujtimet si njeri i mirë e i dashur”.

FOTO GALERI
1/8
Bonder me bijen Kira

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA