“Kurrë në këto 21 vite s’kemi qenë kaq të përçarë”/ Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar

24/06/2020 11:33

Përmes një postimi në Facebook, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar.

Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përçojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!“- shkruan Pacolli ndër të tjera.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Top Channel