“Kam marrë deri në 5000 euro për natë nga puna si zhigolo”/ Ilir Pjetërnikaj habit me rrëfimin

24/06/2020 13:13

Në studion e Shqipëria Live po diskutohet për të gjithë ata që kanë si profesion të qenit zhigolo.

Ilir Pjetërnikaj në një lidhje live për emisionin tregoi eksperiencën e tij si i i tillë. Tashmë 42 vjeç, ai thotë se ka vite që e ushtron si profesion dhe me rrëfimin e sotëm në studio, ai thotë se për herë të parë do e marrin vesh familjarët e tij.

Duke treguar se si e nisi këtë rrugë, ai zbuloi se shifra më e madhe që ai ka marrë ndonjëherë ka qenë 5000 euro për natë, ndërsa për disa vite me radhë e ka ushtruar në fshehtësi.

“Që i vogël nisa jetën si emigrant në fillim kam punuar si pjatalarës, ndërkohë që bëra shkollën e hotelerisë. Kur kam punuar si kamarier më tha dikur një kliente që ti më pëlqen do më pëlqente të kaloja natën me ty. Nëse pranon më tha unë do të paguja. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, atëherë mu duk e padëgjuar u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma.

Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më paguajti 500 euro. Thashë për për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare. Kështu e mendova që të punoja si kamarier deri në 12 orë apo kështu ku fitova 500 euro pa u lodhur fare. Fillimet e para ishin të vështira se thoja do më paragjykojnë , nuk e dinte askush atëherë. Dhe as tani, por tani nuk më tremb reagimi i tyre dhe tani me këtë intervistë familjarët po e marrin vesh.
Ata jetojnë tanimë në Tiranë, në Europë ky si profesion është i legalizuar”, tregoi ai në studion e Shqipërisë Live.

Top Channel