Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër.

Stano theksoi se BE-ja nuk ka hequr dorë nga angazhimi i saj në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

“Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik”, tha Stano. Ai shpjegoi se ende nuk ka një datë specifike, por që të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date. Presidenti serb, Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të vizitojnë Brukselin këtë javë për bisedime më zyrtarët evropianë.

Por nga sa nenvizoi zëdhënësi i BE-së, këto do të jenë “vizita të ndara dypalëshe”, të cilat nuk kanë lidhje me vazhdimin e dialogut. Vuçic dhe Hoti do të qëndrojnë në Bruksel para takimit të ardhshëm midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në 27 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA