Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale të trafikimit të drogës që vepronte në shumë lagje të qendrës së Athinës si Ilios, Petrupoli, Nea Ionia, por edhe në Trikala në rajonin e Thesalisë,në Greqinë qendrore.

Operacioni ka përfunduar me arrestimin e 14 anëtarëve të këtij rrjeti prej të cilëve 8 janë shtetas greke dhe 6 shtetas shqiptarë, ndërsa janë identifikuar edhe janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1kg e 277 g kokaine e pastë , 4,1 kg kanabis i serave te mbyllura, disa automjete si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Departamenti i Antidrogës, ka arritur shkatërrimin e rrjetit pas informacioneve në lidhje me veprimtarinë kriminale të anëtarëve të tij të cilit ishin të përfshirë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës dhe kanabisit, metodologjinë e veprimtarisë, strukturën hierarkike dhe rolet e pjesëtarëve, krijimin e një infrastrukture të përshtatshme për fazat e ndryshme të trafikimit të drogës, vendet e fshehta thuajse në të gjitha automjetet, motoçilektat me kubizëm të madh, përdorimin e emrave me kode në komunikimi, organizim ky qe u siguronte  të ardhura të paligjshme, të vlerësuara të paktën  ne mbi 180,000 euro.

Përveç sasisë së drogës u gjetën dhe u konfiskuan 8 automjete, 5 motoçikleta, 4 peshore elektronike, 36.310 euro në cash, 1 pistoletë, 2 thika, 21 telefona celularë dhe shumë mjete të tjera që përdornin gjatë trafikimit të lëndëve narkotike./Aleksandër Marku/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA