Një pikturë e stilit barok e Virgjëreshës Mari është kryevepra më e fundit që shpërfytyrohet nga duart e restauruesve.

Një koleksionisti privat i ishin kërkuar €1,200 nga një restaurues mobiljesh antike për të pastruar pikturën e shekullit të 17-të nga mjeshtri Bartolome Esteban Murillo.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit pasi Virgjëresha mbeti e shpërfytyruar megjithë dy tentativa për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Restaurimi i dështuar vjen disa vjet pas historisë së ngjashme me pikturën murale të “Jezusit majmun” kur një murg i devotshëm tentoi ta restauronte vetë në qytetin spanjoll të Borja.

Një tjetër tentativë e dështuar ishte ajo e shekullit të 16-të e statujës së Shën Xhorxhit, në veri të Spanjës pas të cilës shenjtori dukej më shumë si personazhi Tintin i serialit Playmobil.

FOTO GALERI
2/7
Tentativa e pare e restaurimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA