Rama publikon videon: Nuk ka 15 kushte, kush përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin e një lufte qorre me qeverinë

23/06/2020 17:26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Rama ka publikuar edhe videon e kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera e cila tha dje përgjatë mbledhjes së djeshme, Parlamenti Evropian tha se: “Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në të ardhmen pas hapjes së këtyre bisedimeve”

Statusi i Ramës

Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian????

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRiT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA