Një grua e veshur si personazhi i filmave për fëmijë Minnie Mouse është filmuar duke rrahur dhunshëm një tjetër grua roje sigurie në Las Vegas.

Video e postuar në Instagram tregon gruan që nis sherrin disa sekonda pas bashkëveprimit me rojen në trotuar. Ajo shpejt heq kokën e kostumit të saj dhe nis të qëllojë me grushta gruan flokë-kuqe.

Madje gjatë sulmit gruaja Minnie Mouse aksidentalisht qëllon edhe një burrë që përpiqet të qetësojë konfliktin.

Shpejtësia me të cilën fluturojnë grushtet e Minnie e kap krejtësisht të papritur gruan e sigurisë e cila përfundon menjëherë në trotuar.

Më pas Minnie tërhiqet nga gruaja e rrëzuar por vazhdon t’i thërrasë asaj “Unë nuk jam ku**ë, a e more vesh!’

Mediat nuk arritën të kuptonin se për çfarë ndodhi përplasja por disa dëshmitarë thanë se dy gratë po i bërtisnin njëra-tjetrës në distancë para se të niste fluturimi i grushteve.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel