Gruaja e sulmuesit të Premierligës Jamie Vardy, Rebekah ka paditur bashkëshorten e Wyane Rooney, Coleen, për shpifje pas sherrit të tyre online vitin e kaluar, thonin dokumentet e gjykatës.

Rooney pretendon se Vardy ka shpërndarë në shtyp histori negative dhe të rreme kundër saj.

38 vjeçarja Vardy mohon abuzimet dhe ka thënë se stresi i debatit publik të tyre i ka shkaktuar ankth të rëndë.

Dokumentet e gjyqit thonë se Vardy ka depozituar padinë më 12 qershor.

Në tetor 2019, Rooney ka akuzuar Vardy se ka kaluar të e përditshmja “Sun” histori private të saj, mes të cilave dhe faktin se Rebeccah po mendonte për zgjedhje të gjinisë së bebes së saj me qëllim që të kishte një vajzë.

Pak pas akuzave publike të Rooney, Vardy mohoi gjithçka.

Në shkurt Rebeccah Vardy shpërtheu në lot gjatë një interviste duke treguar se si tallej nga publiku.

Asokohe Vardy ishte shtatë-muaj shtatzënë dhe thotë se shpërthente në lot duke lexuar komentet e dashakeqësve.

FOTO GALERI
2/5
Edhe Rooney pretendon se Vardy ka shpërndarë në shtyp histori negative dhe të rreme kundër saj.

Top Channel