Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kurbin.
Mësohet se ndër të infektuarit janë një çift të moshuarish, ku njëri prej tyre e ka marrë virusin në QSUT si dhe një familje emigrantësh të ardhur nga Anglia.
Ndërkohë rasti i rezultuar pozitiv në Lezhë është një person kontakti me të infektuar të mëparshëm.
Në një prononcim të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Top Channel