Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? 20/12 01:27
Crvena Zvezda këtë fundjavë festoi fitimin e titullit të 3-të radhazi kampion në Serbi dhe të 5-in në 7 vitet e fundit. Një titull i merituar që erdhi me 14 pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt që ishte Partizani i Beogradit.
Por menjëhere pas festimeve të titullit, klubi nga Beogradi ka marrë një lajm tronditës. Plot pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata janë Gobeljic, Petrovic, Jovancic, Konatar dhe Jovicic.
Katër të parët kanë shfaqur disa simptoma, ndërsa Jovicic, i vetmi që u aktivizua në ndeshjen e fundit të kampionatit që u luajt të shtunën, ka qenë asimptomatik. Gjendja shëndetësore e lojtarëve është e mirë dhe të pestë kanë nisur karantinën.
Top Channel