Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

Damian Gjiknuri tha se për këtë proces do mund të votojnë me anë të postës çdo emigrant që duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

“Reforma zgjedhore u zhvillua në një kontekst të vështirë politik dhe nuk ishim normale si reforma të tjera zgjedhore pasi vinim në një situatë ku me opozitën jashtëparlamentare dialogu ka qenë i munguar dhe vota e emigrantëve duhet të trajtohet me shumë kujdes që të mos ngjallte pengesa nga asnjë palë. Morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur se si ta zbatojmë atë. Nisur nga teksti dhe legjislacioni aktual në Shqipëri që vota e emigrantëve duhet të kryhet vetëm përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre dhe për këtë arsye qeveria në 2016 miratoi një ligj dhe krijoi aplikacionet online dhe infrastruktura është gati.

Duke pasur parasysh këtë dhe mënyrën se si ne gjenerojmë listën e zgjedhësve, proceduar me postë apo mënyrë elektronike, që e dyta mund të dojë më shumë kohë ia deleguam KQZ. Sepse ne nuk ishim në gjendje të mund të detajonim çdo procedurë se si do të funksionojë vota me postë. KQZ do të udhëheq procesin dhe përcaktimin ligjor të gjithë këtij procesi. Nëse një emigrant ka regjistruar adresën do të futet në listën e zgjedhësve dhe duke shprehur dëshirën e tij përmes një akti të KQZ nëpërmjet postës të mund të japin votën e tyre.

Kjo është situata. E drejta e sanksionuar duhet që emigranti të jetë i regjistruar në gjendje civile dhe infrastruktura të jetë gati dhe vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës pasi ashtu funksionon mënyra e regjistrit të gjendjes civile pasi emigrantët dalin me një listë unike. Pasja e mandateve për emigrantet nuk mund të zgjidhet dot tani pasi duhen ndryshime kushtetuese, prandaj është llogaritur që vota e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranë”, shpjegoi Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA