Një britanik me fytyrë të ngjashme me atë të personazhit të njohur humoristik ‘Mr Bean’ e ka gjetur veten papritur sensacion interneti në Azi pasi gjatë periudhës që mbeti i bllokuar në Vuhan ka mbledhur 400 milionë fansa në rrjetet sociale.

52 vjeçari Nigel Dixon, ngeci në Vuhan në fillim të vitit teksa vizitonte miq, dhe nisi të postonte video për jetën në qytet. Më vonë ai nisi të bënte video të shkurtra edukative duke këshilluar njerëzit sesi të jetonin mes situatës së koronavirusit.

Në disa nga videot e tij Nigel nisi të vishej si personazhi i aktorit të njohur Rowan Atkinson, dhe duke imituar atë këshillonte njerëzit si mbanin maskat e fytyrës dhe të qëndronin në shtëpi.

Në një moment ai arriti të grumbullonte 460m ndjekës në rrjetin Sina Weibo – që është versioni kinez i Facebook, me fansa edhe nga Korea e Japonia.

Ai madje është shfaqur disa herë si korrespondent në rrjetin shtetëror kinez në gjuhën angleze CCTV News, duke dhënë informacionet e fundit për jetën në Vuhan.

Nigel, nga Suffolk i Anglisë qendrore, u kthye më në fund në Britani më 29 maj, pasi kishte ardhur në Vuhan më 2 janar.

Ai ka vizituar rregullisht Kinën pesë gjashtë vitet e fundit dhe ka performuar dhe herë të tjera si sozi e Mr. Bean.

Nigel madje është zgjedhur nga vetë Rowan Atkinson si sozia zyrtare në konkurimin ‘Top Funny Comedian’ që u zhvillua në 2017 për imitimet e filmit të Mr Bean.

“As që mund ta përshkruaj çfarë mbështetjeje kisha në Kinë. Kisha dashuri pa fund. pesë deri në dhjetë milionë njerëz njeherësh online që pyesnin nëse isha mirë.”
Nigel shton se fama arriti deri aty sa në një pikë u rendit si tema nr. 2 në Sina Weibo, disa vende më lart se Donald Trump.

Ai thotë: “Ishte e pabesueshme. Videot e mia u bënë roli kryesor për informimin e njerëzve mbi atë që po ndodhte në Vuhan. Dilja në stacionet kineze, herë si vetja herë i veshur si Mr Bean duke u thënë njerëzve të mbanin maska e të qëndronin në shtëpi.

“Për sa kohë isha atje është gjëja më e mirë, më jepte një sens objektivi, një sens shpërblimi”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel