Nuk ka nisur as këtë të hënë, transporti publik qytetas dhe ndërqytetas, për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të këtij shërbimi.
Përfaqësuesit e transportit publik kërkojnë uljen e TVSH-së dhe heqjen e akcizës, por nuk kanë ende një marrëveshje me qeverinë.
Gjithashtu ata thonë se është kosto e shtuar për ta realizimi i protokollit të sigurisë në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.
Në pamundësi të realizimit të transportit falas i është propozuar organeve vendimmarrëse :
a. Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë.
b. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, sic është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
c. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit.
d. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.
Transporti publik në protestë/ Autobusët nuk do japin shërbim nëse nuk plotësohen kërkesat
Transporti publik protestë para Ministrisë, me urbanë improvizojnë respektimin e masave
Top Channel