Kreu i Komunës së Bujanovcit zbardh në Top Talk çfarë i ka kërkuar Kryeministrit Hoti për negociatat me Serbinë

22/06/2020 17:45

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi. Gjatë fjalës së tij Kamberi tha se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që gjatë takimeve që ky i fundit do të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përfaqësues të Serbisë, të flitet dhe për Luginën e Preshevës.

Denis Dyrnjaja: Në fakt ju sapo folët tani për takimin e 27 qershorit që është një takim tejet i rëndësishëm për faktorin mbarë shqiptar, sytë janë në Uashington për të parë dhe mësuar se çfarë do të ndodhë atje. Në fakt do të dëshiroja të pyesja ndonjë kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit këtë fundjavë në Uashington, a mund t’ju lë të surprizuar, duke pasur parasysh se mund të ketë një marrëveshje që e lë përfundimisht Luginën e Preshevës si pjesë e Serbisë.

Shaip Kamberi: Besoj se nuk pretendojë marrëveshje finale në Uashington, më shumë do të diskutohet në terma ekonomikë. Sigurisht dhe në këtë aspekt ne jemi të interesuar që dhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e kësaj axhendë. Nëse Shtetet e Bashkuara do të ndajnë një ndihmë për Serbinë. Insistimi jonë në Prishtinë ka qenë para disa ditësh në takimin me kryeministrin Hoti, që të kërkojë nga Beogradi që Lugina e Preshevës të përfshihet në atë paketë, si rajoni më i pazhvilluar në Serbi dhe një rajon pa perspektivë që po shkakton emigrime të mëdha të rinisë.

Denis Dyrnjaja: Çfarë ju tha zoti Hoti ndërkohë, Çfarë mori përsipër për Luginën e Preshevës.

Shaip Kamberi: Zoti Hoti në emër të qeverisë dhe autoriteteve në Kosovë, mori përsipër që do të diskutojë për këtë temë. Ai tha se Lugina e Preshevës të drejtat e shqiptarëve të jenë pjesë të bisedave me Serbinë dhe që do të insistojë të ndërtohet një lloj reciprociteti me ato që serbët kanë në Kosovë. Kosova është një shembull i garantimit të të drejtave kushtetuese, pakicave sidomos serbe atje. Sigurisht ka të drejtën morale dhe ligjore, që të kërkojë nga Serbia ta bëjë të njëjtën me shqiptarët Luginën e Preshevës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA