Gjatë kontrolleve të policisë në zonën e Shijakut është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në fshatin Ardhishtë, Shijak, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 26 vjeç, banues në fshatin Ardhishtë, Shijak, administratori i lokalit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel