Migaloo, një nga balenat gungaçe më me famë në botë, është pikasur në fundjavë duke bërë udhëtmin e saj të përvitshëm të emigracionit nga brigjeve australiane drejt veriut.
Janë në fakt rreth 35,000 balena gungaçe, duke përfshirë dhe Migaloo, që kryejnë udhëtimin e lodhshëm çdo vit nga Antarktika drejt ujërave të Queensland.
Qendra kërkimore e balenave të bardha Barrier Reef i ka dedikuar një koment dallimit të parë të saj të zezonit.
“Një balenë e bardhë, që mundësisht është Migaloo është parë në brigjet jugore dhe pritet së shpejti të kalojë në Sidney.”
E parë për herë të parë kur ishte e vogël në 1991, Migaloo fitoi mbështetje prej amatorëve që e kishin kapur disa herë në foto e video.
Në vitin 1993 Fondacioni i Kërkuesve të Balenave të Paqësorit e dalluan atë në gjirin Hervey, Queensland, ku dhe konfirmuan që ajo ishte e gjitha e bardhë.
Shkencëtarët arritën të provojnë se ajo është në fakt një balenë gungaçe mashkull.
Top Channel