Parlamenti Europian shpalli më herët rezultatet e votimeve në tërësi për vendimet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta “Ballkani Perëndimor“.

Kjo rezolute mori edhe më shumë vota nga miratimi në parim. Nga 665 vota, ajo u aprovua me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime. Në këtë mënyrë, një shumicë prej 76% në PE dëshmoi se brenda Parlamentit Europian ekziston një consensus i gjerë kur vjen fjala tek zgjerimi i bllokut në rajonin e Ballkanit, por edhe për 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.

Për këtë temë po flitët sonte në Open në Top Channel ku analistët në panel shtrojnë si problem se këto kushte mund të plotësohen në letër, por realisht nuk do ndryshojnë asgjë.

Analisti Andi Bushati tha se: Patjetër që ka kushte, është një proces që ka nisur që nga Bundestagu gjerman dhe që atëherë dihej.

Ajo që po ndodh duket sikur shtetet anëtare Gjermani, etj kanë qenë të pakënaqura me raportet e bëra. Kushtet kanë ardhur duke u bërë gjithnjë e më shtrënguese.

Sa për Ramën statusi i tij për këtë ka dy probleme, nuk është çështje gallate me 7×7, e dyta ata që votuan në prlament janë më shumë se thjesht aletës e të djathtës këtu.

Mentor Nazarko: Të gjitha këto që po flasim janë pjesë e një resolute. PE nuk është një institucion vendimmarërs për ne, por gjithësesi ato janë të rëndësishme për një vend të vogël si ne.

Mentor Kikia: Ato kushte nuk janë formale për të na çuar ne BE po për të përmirësuar politkë dhe standardet në vend.

Neritan Sejamini: Ne kemi më shumë se kaq probleme, këto në letër mund të zbatohen, por pa ndryshuar asgjë në të vërtet. Dhe kjo është problem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA