4 drejtues mjetesh janë arrestuar në Durrës dhe dy në Kuçovë.
Të arrestuarit në Durrës janë shtetasit:
I. Ç., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”, në gjendje të dehur, në masën 0.85 mg/l dhe ka shkaktuar një aksident me dëme materiale.
D. M., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
M. U., 35 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motorin tip “Lifan”, pa leje drejtimi.
E. K., 28 vjeç, pasi konstatua duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur dhe ka aksidentuar motoçiklistin me iniciale B. G.
Ndërsa në Kuçovë:
Specialistët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. G., 19 vjeç dhe R. S., 34 vjeç të dy banues në fshatin Goraj, Kuçovë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Policisë Rrugore janë konstatuar duke drejtuar mjetet tip motor dhe çiklomotor, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Top Channel