Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 24ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 31ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje shiu. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 23ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 26ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA