Para disa kohësh, foto e një infermiereje në Rusi, e cila kuronte të sëmurët me koronavirus me një veshjet transparente, u bë virale në rrjete sociale.
Pikërisht për këtë arsye, infermierja e identifikuar si Nadia Zhukova 23-vjeçe, u pushua nga detyra me arsyetimin se ka shkelur kodin e etikës së punës. Mirëpo, së fundmi raportohet se Nadia ka lidhur një kontratë si modele me një linjë ruse të veshjeve sportive.
E intervistuar nga mediat vendase, në lidhje me këtë ndryshim të ri në jetën e saj, 23-vjeçarja tha: “Ndihem ende në siklet për të folur për atë që ndodhi me foton. Mbaj mend që sapo po ndërrohej turni dhe po ndërrohesha, më fotografuan dhe më pas dihet. Nuk e njihja veten, mbylla të gjitha rrjete sociale sepse ndihesha e turpëruar”.
Më tej Nadia shtoi:
“U ndjeva e vlerësuar nga kolegët që më mbështetën shumë. Ndihem me fat që lidha një kontratë modelingu, ndihem e vlerësuar. Kjo është një nga pasionet e mia të fëmijërisë. Por edhe mjekësia gjithashtu. Nuk kam hequr dorë nga ajo ëndërr, shpejt do të rinis studimet”.
Top Channel