Policia vijon me kontrollet nga punonjësit e policisë në tokë dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Kështu, gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në fshatin Buzëmadh, Fier, u konstatua një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ka vënë në pranga shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Buzëmadh, pasi në vendin e quajtur “Maja e Nunarit”, në afërsi të tokës së tij, u evidentuan disa bimë narkotikë kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA