Debati për listat e hapura apo të mbyllura në zgjedhje nuk i ka lënë indiferentë vetë zgjedhësit.
Mbështetës të listave të hapura janë deputetët e opozitës së re të cilët kanë mundur të bindin edhe shqiptarët. Top Channel organizoi një sondazh me pyetjen a jeni dakord për vendosjen e listave të hapura dhe përgjigjia ka qenë impresionuese, 90 përqind e votuesve thonë Po dhe vetëm 10 përqind jo. Numri I votuesve në këtë sondazh vijon të rritet çdo orë.
Ndërkohë ne pyetëm edhe disa qytetarë të Tiranës. Listat e hapura janë një mënyrë e ndryshme votimi. Zgjedhësit përveç se votojnë për partinë, shënojnë në votë edhe kandidatin që preferojnë. Por votimi bëhet Brenda listës që paraqet partia. Votimi me lista të mbyllura u vendos në pranverën e vitit 2008 në marrëveshjen që ish kryeministri Berisha bëri me ish liderin e opozitës së asaj kohe Edi Rama dhe që çoi në ndryshimin e kushtetutës Brenda pak ditësh.
Top Channel