Pas dy fitoreve radhazi, Barcelona u ndal në barazim pa gola në transfertën e vështirë andaluziane ndaj Sevillas, duke i dhënë mundësi Realit të Madridit që ta barazojë me pikë, nëse fiton të dielën ndeshjen ndaj Sociedadit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Barcelonësn, që e dha shkëndijën e parë me Suarez pas vetëm tre minutash lojë, ndërsa edhe Messi u përpoq të zhbllokojë shifrat, ndonëse nën markimin e rreptë të mbrojtësve kundërshtarë.

Pas një barazimi pa gola në 45-minutëshin e parë, Sevilla filloi të guxojë më shumë dhe fillimisht Ocampos e më pas Munir El Haddadi, kërcënuan kuadratin e Barcelonës, por gjermani Ter Stegen u tregua spektakolar në të dy rastet, duke ruajtur rrjetën të paprekur.

Më pas ishte radha e Barcelonës që të provonte shënimin e golit të fitores, ndërsa Setien hodhi në fushë edhe francezin Griezmann, por rrjetat mbetën të paprekura deri në vërshëllimën finale të takimit, ndërsa dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA