Pasi e quajti konferencën e donatorëve në Bruksel një sukses, nga ku u mblodhën mbi 1 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit, kryeministri Edi Rama publikisht në disa deklarata shpalosi ambicien se kur do të niste ndërtimi banesave individuale.

Sot është data 20 qershor dhe këtu në Thumanë, përveç objekteve të shembura nuk ka asnjë shenjë për nisjen e ndërtimit të shtëpive.

E pyesim Sidorela Pengilin përgjegjëse nga drejtoria e urbanistikës bashkia Krujë se përse nuk ka nisur endi ndërtimi shtëpive.

Ndërkohë, në Fushë Krujë ka nisur vetëm pastrimi territorit nga ku do të ndërtohen 218 banesa kolektive dhe individuale. Fakti që këto banesa do të ndërtohen  në tokë publike, ka bërë që Fushë Kruja të jetë në një fazë më të avancuar falë edhe përfundimit me sukses të procedurave tenderuese nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit.

Në Durrës nga ku mbi 3000 qytetarë presin me padurim të akomodohen në shtëpitë e reja, procesi rindërtimit ka mbetur në vend numëro.

Në këtë qytet i vetmi progres për të rikuperuar dëmet e tërmetit janë shembja e dy pallateve dhe një tjetri 12 katësh, përfshi shembjen e 13 objekteve arsimore. Sipas Bashkisë Durrës ka nisur rindërtimi 2 shkollave ndërkohë që njëra është isnpektuar këtë të shtunë nga kryeministri Rama.

Qeveria ka parashikuar ndërtimin e katër lagjeve të reja banimi prej të cilave vetëm 3 janë projektuar dhe miratuar, or puna ndërtimore ne qytetin bregdetar, mbetet ende e largët.

Fondi Shqiptarë i Zhvillimit autoriteti ndërtues i shtëpive ka shpallur 18 tendera rindërtimi.

Njëri prej tenderave me vlerë mbi 6 miliard lekë, është shpallur fillimisht në datën 10 Mars 2020 me afat për dorëzim të kërkesës për shprehje interesi vetëm 9 ditë. Tenderi dështoi dhe u rishpall në datën 28 Prill 2020. Ende Fondi Shqiptar për Zhvillim nuk ka njoftuar kualifikim, ofertës fituese.

Në  këtë tender përfshihet rindërtimi I banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të këtyre banesave në territorin e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA