Një qytet i vjetër…I harruar….Dikur të gjithë donin ta zotëronin…

Drishti ka qene dikur një qytet, një qytet i vërtetë, për të cilin janë bërë beteja të ashpra. Pikërisht këtu shfaqet ndër të parat herë në mënyrë të dokumentuar emërtimi shqiptar. Kaq rëndësi ka kjo qendër sa qeverisej me statute dhe kishte një popullsi të konsiderueshme. Pra kemi të bëjmë me një vend me histori të jashtëzakonshme që sot ju siguroj njihet shumë pak….

Pëllumb Xhufi : Është stema e cila përfaqëson. Përfaqësohet nga tre yje dhe poshtë yjeve është shkronja B.

Skënder Muçaj : Tani monedhat janë pak të dëmtuara, është e vështire t’i përcaktosh si kohë.

Edmond Malaj – N.q.s do t’i referohemi Shuflait nga kjo familje e ka origjinën edhe etnonimi shqiptar, shqiptar, skipedar, skiptar.

Sot është kthyer në një fshat….

Isa Muhaj : Këtu ka nevojë për një mirëmbajtje, për një dorë të fortë të shtetit.

Sadri Muhaj : Unë thesar quaj gurin, thesar quaj gjërat e vjetra të lagjes nuk quaj thesar thes me pare.

Çfarë fsheh historia e tij ? Sonte ne 20:10 Gjurmë Shqiptare e gazetarit Marin Mema do të sjelle enigmat, të fshehtat, të pathënat e një qyteti ndër më të rëndësishmit e mesjetës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA