Nëse më dhunojnë vajzën?! Ja çfarë do bëja. Flet aktorja Ema Andrea

19/06/2020 19:22

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar aktorja Ema Andrea. Teksa po fliste për dhunën ndaj grave, aktorja zbuloi se si do të reagonte nëse e bija do të binte pre e abuzimit seksual apo fizik.

Denis Dyrnjaja: Nëse vajza jote që ka një lirshmëri, do të ndeshej me një person që mund t’I kushtëzonte lirinë, mendimin, veprimin në kontekstin e dhunës së mirëfilltë do ta denonconte ajo. Ti si e ndien.

Ema Andrea: Mendoj se me ndihmën time do ta denonconte dhe deklaratë nëne nëse shteti nuk bën asgjë unë do ta gjeja zgjidhjen dhe ndryshe.

Denis Dyrnjaja: Dhe çfarë do të thotë kur t’i thua se unë do ta gjeja zgjidhjen ndryshe, çfarë kupton në këtë rast. Përveç se kuptojmë se ti e ke vajzën e paprekshme  dhe nuk mund të lejosh që ajo të pësojë një dhunë. Çfarë ti do të zgjidhësh në këtë rast, është vetëgjyqësia, po mendon këtë gjë.

Ema Andrea: Nuk kam dot logjikë kur ma bën këtë pyetje. Do të prisja deri në maksimum çfarë do të vendoste ligji. Ta them shumë sinqerisht me gjithë besimin e madh që kam unë në faljen në zot, nuk jam shumë e bindur tek reagimi im. Kjo është personale është e gabuar, nuk është ky shembulli që duhet dhënë, po mua më pëlqen ndershmëria edhe nëse jam gabim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA