Meta në pritje të Venecias/ Presidenti: Jam i qetë, kam zbatuar vetëm kushtetutën

19/06/2020 15:31

Presidenti Ilir Meta doli në konferencën e përjavshme përpara medias në të njëjtën kohë kur komisioni Venecias ishte mbledhur për të miratuar opinionin final për gjykatën kushtetuese, institucion për të cilin shqetësimet e kreut të shtetit kanë qenë konstante dhe u kthyen në një përplasje të fortë mes presidentit meta dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nuk kam asnjë pritshmëri nga Venecia për aq kohë sa kam zbaruar kushtetutën”.

Presidenti Meta nuk përfshi në debatin politik të ditës për ndryshimet kushtetuese që lidhen me mospasjen e koalicioneve para zgjedhore.

“Palët të zbatojnë marrëveshjen”.

Për integrimin europian presidenti kërkoj kujdes dhe nuk e kurseu paralajmërimin për qeverinë.

“Rrezikojmë jo vetëm në vene numëro por kthim pas. Nëse mbyllet dera BE dihet fajtori”.

Top Channel