Dalin fotot/ Si u dashurua Macron me mësuesen 25 vjet më të madhe, ishte në klasë me vajzen e saj

19/06/2020 09:38

Me siguri e keni vënë re diferencën prej 25 vitesh në moshë që kanë presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Trogneux.

Mirëpo si janë njohur ata? Presidenti francez ishte vetëm 15 vjeç kur u njoh me gruan e tij, kur ishte nxënës i saj në shkollën e dramës dhe ajo lexonte shkrimet e tij për klasën. E çuditshmja është se ka qënë në klasë me vajzën e saj.

Brigitte Trogneux është më e vogla e gjashtë fëmijëve, e ardhur nga një familje e pasur që zotëron një kompani të prodhimit të çokollatës. Në qershor 1974 Trogneux u martua me bankierin Andre Louis Auziere me të cilin pati tre fëmijë

Shkrimtarja autobiografike e çiftit Anne Fulda, thotë në librin e saj se lidhja e tyre nisi kur Brigitte ishte ende e martuar me babain e tre fëmijëve të saj. Prindërit e Macron u tronditën nga zbulimi dhe hoqën djalin e tyre nga shkolla në Amiens, për të vazhduar arsimin në Paris.

Nëna e Macron i kishte thënë Brigitte: “Ti e bëre jetën tënde, por ai nuk mund të ketë fëmijë me ty”. Prindërit e Macron i kërkuan asokohe 40 vjeçares Trogneux të qëndronte larg nga djali i tyre derisa të mbushte 18 vjeç, sipas biografisë. Macron u martua me të në 2007 pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc. Tashmë Macron është njerku i tre fëmijëve të rritur të Brigitte, duke përfshirë dhe djalin e madh të saj Sebastien, që është dy vjet më i madh se Macron.

FOTO GALERI
18/20
epa07716278 French First Lady Brigitte Macron attends the annual Bastille Day military parade on the Champs Elysees avenue in Paris, France, 14 July 2019. Bastille Day, the French National Day, is held annually on 14 July to commemorate the storming of the Bastille fortress in 1789. EPA/IAN LANGSDON

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA