Covid-19, nikotina dhe a do të jenë cigaret tradicionale një gjë e së shkuarës?

19/06/2020 11:32

Diskutimet në Forumin Global mbi Nikotinën

Studiuesit janë duke shqyrtuar potencialin e nikotinës si një agjent mbrojtës kundër inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes qëshkaktohet nga Covid-19.

Kardiologu grek Dr. KonstantinosFarsalinos, gjatë Forumit Global mbi Nikotinën (FGN) që këtë vit u zhvillua online më 11-12 qershor për shkak të pandemisë, thotë se është e mundur që nikotina, jo pirja e duhanit, ka sjellë numër ulët të konsumuesve të infektuar me Covid-19.

“Prevalenca e ulët e pirjes së duhanit në mesin e pacientëve të shtruar me Covid-19 na çoi të gjenerojmë një hipotezë të re – që ndoshta ekziston një ndërveprim midis SARS-COV 2 dhe receptorëve të acetilkolinës nikotine,” tha ai. Farsalinos, një studiues në Qendrën e Kirurgjisë Kardiake “Onassis” në Athinë, shtoi se duheshin më shumë studime dhe eksperimente për të vërtetuar këtë hipotezë.

Sidoqoftë, ekspertët sqaruan se epidemia e cigares mund të vriste më shumë se 7 milion njerëz këtë vit, më i lartë se numri i pritshëm i vdekjeve nga Covid-19.

Forumi Global mbi Nikotinën, që tradicionalisht zhvillohet në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, është një konferencë vjetore e organizuar nga KnowledgeActionChangeLimited në Londër për të diskutuar përparimin e bërë në zvogëlimin e dëmit të duhanpirjes, nëpërmjet cigareve elektronike e produkteve të duhanit që nuk digjen, por që përdorin nxehtësinë për përftimin e nikotinës.

Cigaret do t’i përkasin të shkuarës.

Teksa forumi u përqendrua te reduktimi i rreziqeve nga duhanpirja, Dr. MoiraGilchrist, Zëvendës Presidente e komunikimit strategjik dhe shkencor të Philip Morris International (PMI) deklaroi se cigaret mund të bëhen një gjë e së shkuarës pasi duhanpirësit kalojnë në produkte nikotine pa djegie dhe kjo mund të ndodhë 10 deri në 15 vjet nga sot.

“Ne jemi zotuar t’i zëvendësojmë cigaret me alternativa më të mira sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Gilchrist e cila punon në PMI që nga viti 2006 dhe ka punuar ekskluzivisht në programet e produkteve më pak të dëmshme, në pjesën e kërkimit dhe zhvillimin, si dhe komercializimin. Para se të hynte në PMI, ajo ka punuar në sektorin e farmaceutikës për më shumë se 10 vjet.
“Qëllimi ynë është një e ardhme pa tym – një e ardhme në të cilën të gjithë ata të rritur që përndryshe do të vazhdojnë të pinë duhan, në vend të kësaj të kalojnë në produkte të mbështetur shkencërisht që janë më pak të dëmshëm sesa pirja e duhanit,” tha ajo.

“Ne po ndryshojmë. Unë vërtet mund të kuptoj pse këto ndryshime janë pritur me skepticizëm,” tha Gilchrist, duke shtuar se me refuzimin e çdo produkti ose çfarëdo dëshmie shkencore të cilën PMI zhvillon në mungesë të ndonjë debati, “janë burrat dhe gratë duhanpirës që duhet të humbasin më shumë”.

Gilchrist tha se ndikimi i produkteve pa tym është ndjerë.

Një kërkim i studiuesve që punojnë për Shoqatën e Kancerit në SHBA doli në përfundimin se rënia e shpejtë e shitjes së cigareve në Japoni ka shumë të ngjarë të jetë për shkak të futjes së IQOS, me teknologjinë me ngrohje padjegie. Ajo tha se përkundër këtyre rezultateve, autoritetet shëndetësore nuk duan të pranojnë dhe vërtetojnë suksesin e produkteve pa tym në uljen e shkallës së duhanit.

“Në një botë ideale, ne do të kishim një diskutim të bazuar në prova për të kuptuar se si t’i përsërisim këto rezultate sa më shpejt dhe në sa më shumë vende që të jetë e mundur. Por në botën reale, ne jemi larg kësaj,” tha Gilchrist.

Top Channel