Një biznesmen rus i apasionuar pas kafshëve, ka një tufë ujqërish që jetojnë në pronën e tij teorikisht si kafshë shtëpiake, por është disi më e komplikuar se kaq.

Ai bën lojra të shumta me miqtë e tij me dhëmbë e kthetra të mëdha, dhe shpreson që në të ardhmen të hapë një qendër për rehabilitimin e kafshëve të egra.

Ujqërit jetojnë prej tre vjetësh  Kirill Potapov në qytetin Ekaterinburg në Urale. Dy prej tyre, femra gri Alpha dhe mashkulli i zi Ugolek (rusisht ‘qymyr’), janë adoptuar prej tij që kur ishin këlyshë.

Potapov poston shpesh pamje të ujqve që luajnë së bashku në Instagram dhe insiston se ata nuk janë kafshët e tij shtëpiake, por tufa e tij e lirë.

Potapov shton se agresiviteti i ujqërve ndaj njeriut është një mit, pasi përkundrazi ato kafshë janë të trembura nga njeriu prej disa shekujsh gjuetie.

Ujqërit e tjerë të tufës së tij, Akella e Raksha – vijnë nga kopshtet zoologjike të zonës dhe janë adoptuar në moshë më të madhe.

Kësaj pranvere Alpha e Ugolek lindën këlyshë por për fat të keq vetëm njëri mbijetoi. Gjatë rekuperimit të Alpha nga lindja, Potapov duhet të ushqente dhe të rriste këlyshin e saj Vita.

Tashmë Vita është një ujk i ri dhe luan bashkë me prindërit e tij me Potapov.

Përveç ujqërve ai zotëron dhe kafshë të jera si disa qen, një korb dhe një riqebull.

 

View this post on Instagram

 

? It’s high time 2 have a bite?? #lynx #cat #forest #saveanimals

A post shared by Kirill Potapov (@kirillpotapov) on

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA