Një biznesmen rus i apasionuar pas kafshëve, ka një tufë ujqërish që jetojnë në pronën e tij teorikisht si kafshë shtëpiake, por është disi më e komplikuar se kaq.
Ai bën lojra të shumta me miqtë e tij me dhëmbë e kthetra të mëdha, dhe shpreson që në të ardhmen të hapë një qendër për rehabilitimin e kafshëve të egra.
Ujqërit jetojnë prej tre vjetësh Kirill Potapov në qytetin Ekaterinburg në Urale. Dy prej tyre, femra gri Alpha dhe mashkulli i zi Ugolek (rusisht ‘qymyr’), janë adoptuar prej tij që kur ishin këlyshë.
Potapov poston shpesh pamje të ujqve që luajnë së bashku në Instagram dhe insiston se ata nuk janë kafshët e tij shtëpiake, por tufa e tij e lirë.
Potapov shton se agresiviteti i ujqërve ndaj njeriut është një mit, pasi përkundrazi ato kafshë janë të trembura nga njeriu prej disa shekujsh gjuetie.
Ujqërit e tjerë të tufës së tij, Akella e Raksha – vijnë nga kopshtet zoologjike të zonës dhe janë adoptuar në moshë më të madhe.
Kësaj pranvere Alpha e Ugolek lindën këlyshë por për fat të keq vetëm njëri mbijetoi. Gjatë rekuperimit të Alpha nga lindja, Potapov duhet të ushqente dhe të rriste këlyshin e saj Vita.
Tashmë Vita është një ujk i ri dhe luan bashkë me prindërit e tij me Potapov.
Përveç ujqërve ai zotëron dhe kafshë të jera si disa qen, një korb dhe një riqebull.
Top Channel