Përderisa disa vende rifillojnë ekonomitë, të tjerët forcojnë masat e kontrollit të cilat duket se kanë humbur efektin e tyre.
Bogota
Në Kili numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) është 225.103 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 3.841 që nga 3 marsi kur u paraqit rasti i parë me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas më shumë se një muaj mbyllje në kryeqytetin e Kilit, Santiago, ku jetojnë 7 milionë banorë, numri i infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 nuk ka shënuar rënie. Ekspertët thonë se kjo është për shkak se njerëzit nuk respektojnë rregullat e karantinës, të cilat kanë arritur të ulin lëvizshmërinë vetëm me 30 për qind.
Megjithatë, autoritetet nuk pranojnë të vendosin qytetin në “letargji” pasi disa ekspertë kanë bërë thirrje për të frenuar në mënyrë drastike ngjitjen.
“Nuk është e mundur të kryhet një masë si ajo, sepse ne do të mbetemi pa shërbime themelore”, tha në paraqitjen e raportit ditor ministri i Shëndetësisë, Enrique Paris.
Përderisa javët kalojnë, respektimi i masave për distancimin shoqëror ka humbur forcën. Sipas policisë, që nga fillimi i pandemisë 100 mijë persona janë arrestuar në vend për mosbindje ndaj karantinës.
Argjentinë
Rastet me COVID-19 në Argjentinë vazhdojnë të shënojnë rritje tashmë për një javë, duke tejkaluar shifrën 1.000 në ditë dhe autoritetet shëndetësore po paralajmërojnë mbi presionin ndaj sistemit shëndetësor. Këto shifra kanë çuar në një ngurtësim të mbylljes së qytetit Buenos Aires dhe rrethinës së tij, ku janë regjistruar 96 për qind e pacientëve të rinj.
Mjekët u kanë dhënë fund turneve që presidenti Alberto Fernandez po bën në vend. Që nga dita e djeshme, presidenti është izoluar në rezidencën Olivos.
Argjentina ka raportuar gjithsej 35.552 raste me COVID-19 dhe 929 vdekje.
Guatemala
Ministria e Punëve të Jashtme e Guatemalës njoftoi se 142 qytetarë të saj kanë vdekur nga koronavirusi jashtë vendit, shumica e të cilëve në SHBA dhe se të paktën 351 qytetarë të Guatemalës janë prekur nga COVID-19 jashtë vendit nga gjithsej 3 milionë që jetojnë jashtë.
Ministria po ashtu tha se 142 qytetarë të saj kanë vdekur jashtë vendit, prej të cilëve 137 në SHBA, katër në Meksikë dhe një në Ekuador.
Rreth 40 për qind e vdekjeve janë raportuar në New York City, ndërsa 22,5 për qind janë regjistruar në Silver Spring të shtetit Maryland.
Po ashtu edhe në Brazil, vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në botë, janë raportuar gjithsej 978.142 raste të konfirmuara dhe 47.748 vdekje.
Top Channel