Real Madridi ndjek “këmba-këmbës” Barcelonën. Skuadra mbretërore shkatërroi 3-0 Valencian në stadiumin “Alfredo di Stefano” dhe rikthen diferencën prej vetëm dy pikësh me “blaugranat”.

Spikati me dygolësh francezi Karim Benzema, por edhe Marco Asensio, që u rikthye me gol pas 11 muajsh mungesë (ndeshja e fundit, ndaj Arsenalit, në International Champions Cup, më 24-07.2019).

Në fakt, skuadra e Zinedine Zidane gjeti një Valencia të mirorganizuar në pjesën e parë, që u mbyll në barazim pa gola. Carvajal testoi portierin Cillesen në minutën e 30-të, ndërsa Courtois u kundëpërgjigj në lartësinë e duhur ndaj goditjes së Kongdobias në fundin e këtij fraksioni.

Takimi u zhbllokua në minutën e 61-të nga Benzema, i shërbyer nga Hazard, pas një kombinimi të shkëlyer mes belgut dhe kroatit Luka Modric.

Nuk mund të priste rikthim më të mirë në fushë Asensio, që vetëm pak sekonda pasi zëvndësoi Valverden, shënoi të dytin për Realin. Llogaritë me Valencian i mbylli Benzema, me të dytin personal në minutën e 86-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA