Rrezikojnë pasagjerët në ulje emergjente, qindra Boeing 737 MAX nuk lejohet të fluturojnë për shkak të vendosjes së gabuar të sediljeve
Mediat Britanike kanë publikuar fakte të reja në lidhje me rrëzimin e helikopterit, ku humbi jetën ish-legjenda e NBA-s Kobe Bryant, e bija dhe tetë persona të tjerë. Sipas The Sun, hetuesit federal kanë zbuluar se piloti Ara Zobyan u ka thënë kontrolluesve të trafikut ajror se helikopteri po ngjitej në lartësi për t’i shpëtuar mjegullës, por në fakt në ato moment helikopteri po rrëzohej në tokë.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka thënë se nuk janë të pakta rastet kur pilotët mund të vuajnë nga “çorientimi hapësinor”, e cila shkaktohet si pasojë e mjegullës së dendur.
“Pa referenca të jashtme ose vëmendje ndaj ekranit kontrollues të helikopterëve, risku i rrëzimit bëhet më i lartë”, deklaroi NTSB.
Megjithatë, përpos këtyre fakteve shkaku kryesor i rrëzimit tragjik nuk dihet ende.
Kujtojmë se më 26 janar, në atë fluturim humbën jetën Bryant, vajza e tij Gianna, trajneri i bejsbollit John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa, Christina Mauster, Sarah Chester dhe vajza e saj Payton, si edhe piloti Zobyan.
Top Channel