“Vrau xhaxha Floyd-in”, vogëlushi fshihet kur shikon patrullën e policisë

17/06/2020 19:52

Vdekja e Geroge Floyd-it ka bërë që shumë fëmijë të frikësohen nga policia. Javët e fundit janë publikuar pamje ku fëmijët janë parë duke qarë apo fshehur policisë.

Në videon e bërë virale shikohet një 10-vjeçar afro-amerikan në Connecticut të SHBA-ve, duke u fshehur prapa makinës së babait, në momentin kur një makinë policie po patrullonte pranë shtëpisë së tij. Video është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është bërë publike nga babai i vogëlushit, Pierre-Louis.

“Nuk duhet të bëhem dramatik, apo të justifikoj sjelljen e fëmijës tim. Por djali ka frikë nga policia dhe pamjet e thonë qartë këtë gjë. Kur e pyeta djalin përse u fsheh, m’u përgjigj se ato vranë xhaxhi Geroge Floyd. Uroj që video të vijojë që ne të mos ndalemi në kërkimin e të drejtave tona dhe shpresoj që gjërat të ndryshojnë për mirë”, u shpreh Pierre.

Top Channel