TIRANË- Gjyqtarja e Apelit, Nure Dreni, është shkarkuar nga detyra pas vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Sipas trupës gjykuese në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Dreni nuk ka rezultuar e pastër në 3 komponentët e rivlerësimit të Vettingut, pasuria, aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës.
Kujtojmë se Nure Dreni është gjyqtarja e cila riktheu në detyrë Luan Dacin, anëtarin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, (KPA), me argumentin se nuk ka kryer falsifikim të dokumenteve, në mosdeklarimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra si i paaftë në vitin 1997.
Ndërkohë ditën e sotme KPK ka konfirmuar në detyrë, Elona Stavri Toro e cila punon në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Po kështu sot KPK konfirmoi gjyqtaren Edlira Petrin. Ajo është konfrimuar në detyrë me shumicë votash.
Top Channel