Greqia ka regjistruar një numër relativisht të ulët të rasteve të koronavirusit. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, vendi ka regjistruar 3148 raste të konfirmuara dhe 185 viktima dhe qeveria ka lejuar tashmë hapjen e bizneseve dhe rifillimin e udhëtimeve në vend.

Që nga e hëna, autoritetet kanë lejuar edhe hapjen e shtëpive publike, edhe pse nën rregulla strikte të reja. Vizitat kufizohen në vetëm 15 minuta për klientë dhe maskat rekomandohen për punonjësit dhe klientët.

Dyert dhe dritaret duhet të mbahen hapur për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër, pagesa duhet të bëhet vetëm me kartë dhe jo me kesh dhe bizneset duhet të mbajnë një listë klientësh, bashkë me emrat e tyre dhe numrat e telefonëve, në një zarf të mbyllur për katër javë, në rast se autoritetet do të duhet të gjurmojnë infeksionet.

Vende të tjera po ashtu po shqyrtojnë mundësinë e lejimit të këtij aktiviteti sërish. Qeveria holandeze planifikon të hapë shtëpitë publike më 1 shtator, edhe pse ka thirrje që kjo të ndodhë më herët.

Punonjësit e seksit në të gjithë botën thonë se janë prekur rëndë nga pandemia dhe disa prej tyre janë detyruar të punojnë edhe gjatë kësaj periudhe për të siguruar mjetet e jetesës duke rrezikuar jo pak.

Top Channel