Momenti kur polici në SHBA qëllon me armë katër herë mbi protestuesin

17/06/2020 22:42

Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri një protestues në New Mexico të SHBA-ve dhe si pasojë e ka lënë atë të plagosur rëndë. Raportohet se viktima me disa persona të tjerë ishin duke rrëzuar një statujë të një guvernatori kolonial spanjoll, të shekullit të 16-të.

Në videon e bërë virale, shikohet polici i identifikuar si Stevan Baca, duke u përleshur fizikisht me protestuesin Scott Williams. Por gjatë konfrontimit efektivi Baca qëllon katër herë me pistoletë në drejtim të Williams duke e lënë të plagosur rëndë.

Ndërkohë raportohet se polici është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa viktima e sulmit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA