Modelja e tatuazheve Mara Inkperial nga Gjermania është bërë personazhi më i ndjekur në rrjetin OnlyFans, me videot e realizimit të tatuazheve në trupin e vet.

Rrjeti vendos një barrierë para fotove e videove, çka i lejon modeles ose autores të marrë pagesa për përmbajtet e postuara prej tyre të cilat në disa raste mund të jenë ‘djegëse’.

Fansat mund të abonohen me $8.50 në muaj në atë që autorja përshkruan si “vendi ku mendja të fluturon” ose ku “fantazitë më të thella bëhen realitet”.

Mara premton gjithashtu në platformën e saj pamje të “pacensuruara”.

Fansat duket të magjepsur me përmbajten e rrjetit të saj teksa disa nga reagimet ishin: “Martohu me mua”, “Zonje e bukur… e ngjyrosur bukur” ose “Kjo vajzë meriton çdo qindrakë.”

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA