Një konkurim i veçantë për fotot më të bukura të specieve të rrezikuara të botës së egër nga grupi i bamirësisë Remembering Wildlife, përfshinte më shumë se 2400 foto të gepardëve, të shkrepura në Kenia, Tanzani, Namibi dhe Afrika e Jugut.

Imazhet do të publikohen në katalogun ‘Remembering Cheetahs’ të organizatës në tetor, dhe janë dhuruar nga fotografë të famshëm të botës së egër. Ndërsa përfitimet e kompeticionit do të shkojnë në projektet e mbrojtjes së gepardëve në Namibi e Kenia.

Rreth 7,000 gepardë mbeten në botë dhe grupi Remembering Wildlife tenton të rrisë ndërgjegjësimin për kërcënimet ndaj botës së egër.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel