Sulm masiv rus në Ukrainë, dy të vrarë dhe 40 të plagosur në Zaporizhia, mes tyre edhe fëmijë
Një grua në Indi ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht me derën e xhamtë të një banke. Kamerat e sigurisë së bankës, kanë fiksuar momentin kur 46-vjeçarja Beena Juju Paul, 46-vjeçe, ndodhet brenda ambienteve të brendshme të bankës në qytetin Baroda të Indisë.
Gruaja fillimisht ishte larguar nga banka, por është rikthyer sërish kur ka kuptuar se kishte harruar çelësat e motorit brenda saj. Sipas dëshmitarëve ajo nuk e kishte kuptuar që dyert janë të mbyllura dhe si pasojë përplaset fuqishëm në derën e xhamtë.
Pa kaluar shumë sekonda ajo u mbulua në gjak si pasojë e plagëve të marra. Edhe pse ajo u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, raportohet se nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Top Channel