Elisa Spiropali në Top Talk: PD po kërkon të përcaktojë në ligj edhe fituesin e tenderit për identifikimin biometrik

17/06/2020 19:16

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali. Gjatë fjalës së saj Spiropali tha se, marrëveshja për Reformën Zgjedhore ka ngecur, pasi opozita jashtëparlamentare ka kërkuar që të përcaktojë një ligj për fituesin e tenderit për identifikimin biometrik.

Spiropali: “Një çështje tjetër të cilën nuk e kuptojnë dhe për të cilën nuk duhet të diskutojmë është çështja e tenderimit të identifikimit elektronik të zgjedhësve. Po, kemi rënë dakord mbi parimet por të them të drejtën është disi e turpshme, që ne në një diskurs të tillë të Këshillit Politik të diskutojmë për gjysmën e kohës për procedurat e tenderimit. Ne kemi rënë dakord që opozita parlamentare të ketë një nënkomisioner, i cili të jetë i ngarkuar për ndjekjen e projektit për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Në asnjë moment nuk do të diskutojmë për të futur në Kodin Zgjedhor procedura tenderimi. Jo vetëm të përcaktojmë se si do të jetë tenderi, por të përcaktojmë dhe fituesin. Opozita jashtëparlamentare të them të drejtën e ka humbur pak busullën, sepse nga parimi kryesor për të pasur një Reformë Zgjedhore dhe një Ligj Zgjedhor që t’i përgjigjet kohës me përfshirjen e rekomandimeve të OHDIR-it, ka përfunduar tani në një diskutim krejt teknik, për të mos thënë banal, mbi procedurat e tenderimit. Shkurt duan që në Kodin Zgjedhor, të përcaktohet dhe procedura me tendera të pashpallura e të tjera. Ne duam të diskutojmë vetëm mbi çështjen”, u shpreh Elisa Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA