Zbulohet shkresa dhe arsyet për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga bashkëdrejtimi i reformës, kush janë firmëtarët

16/06/2020 08:30

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka siguruar shkresën që shpjegon arsyet për shkarkimin e Rudina Hajdarit si si bashkëkryetare e Komisionit për reformën zgjedhore dhe zëvendësimin e saj me Myslym Murrizin.

Ajo që bie në sy është se Murrizin e mbështesin jo vetëm anëtarët e grupit demokrat që drejton, por edhe dy kryetarët e grupeve parlamentare Nimet Musai dhe Edmond Stojku.

Kreu i grupit Demokrat në parlament, Myslim Murrizi më herët ka thënë se grupi i tij i mbështetur nga dy grupet e tjera të opozitës parlamentare që drejtohen nga Nimet Musai dhe Edmond Stojku, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në kuvend.

Kërkesa e cila parashikon shkarkimin e Rudina Hajdarit dhe emërimin e Myslym Murrizit si bashkëkryetar të reformës zgjedhore është protokolluar ne Kuvend dhe të enjten parashikohet të kalojë në seancë plenare.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA