Groenlanda celebron pistën e re të aeroportit të Nuuk, në pritje të ‘turizmit arktik’ (fotot)
29/11 19:20
Një burrë në Manhattan të SHBA-ve ka goditur në kokë një 92-vjeçare, e cila si rezultat është rrëzuar në tokë. I riu është filmuar duke ecur shumë pranë të moshuarës në një trotuar dhe papritmas e godet në kokë duke e hedhur në tokë.
Ajo që e bën më shqetësuese ngjarjen, është fakti që ai nuk shkoi për të ndihmuar 92-vjeçaren por e la të shtrirë në tokë. Raportohet se si pasojë e sulmit e moshuara ka marrë plagë të rënda dhe është duke u trajtuar në një spital të Nju Jorkut.
Ndërsa policia ka nisur një hetim mbi rastin dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të riun.
Top Channel