Mediat: Të paktën 20 ushtarë indianë të vrarë në kufi, më shumë se 100 të plagosur

16/06/2020 19:57

Mediat ruse pretendonin sot se një burim i ushtrisë indiane ka pranuar se viktimat e përplasjes së fundit kufitare Indi-Kinë në zonën e Himalajeve ishin të paktën 20 ushtarë indianë, ndërsa rreth 130 të tjerë kishin marrë plagë gjatë luftimeve.

Më herët India pranonte se dy ushtarë dhe një oficer i zonës së kontestuar kufitare me Kinën ishin vrarë në përplasjet e mëngjesit të së hënës.

Burimi i ushtrisë indianë tha se palët kishin ndaluar tashmë përplasjen në Galwan, ku sipas tij 17 trupa indiane ishin plagosur rëndë në kufirin e përkohshëm të njohur si “Linja e Kontrollit” por prej ekspozimit ndaj temperaturave nën zero kishin humbur jetën, duke e çuar numrin total të viktimave në 20.

Burimi shtoi se ushtria indiane është e vendosur të mbrojë integritetin territorial të vendit.

Ai tha se 130 ushtarë indianë ishin plagosur dhe numri i viktimave mund të rritet më tej.

Linja aktuale kufitare e kontrollit mes dy kombeve është krijuar në 1962 por shumë konflikte janë zhvilluar aty gjatë dekadave.

Ministria e jashtme indiane tha se palët kanë rënë dakord ta zgjidhin çështjen në mënyrë paqësore me kontakte diplomatike dhe ushtarake.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA